English

Mj: Autoritetet Izraelite Te Hetojne Per Sulmin Mbi Aktivistet Nderkombetare Te Paqes

TIRANE, 31 maj/ATSH/. - Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Shqipërisë po ndjek me shqetësim zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme. Në një deklaratë të fundit të saj, MJ shprehet se "është duke ndjekur me shqetësim zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme, ku gjashtë anije me aktivistë ndërkombëtarë të paqes, që transportonin ndihma humanitare në drejtim të Rripit të Gazës, u sulmuan nga forcat ushtarake izraelite dhe si pasojë gjetën vdekjen një numër civilësh e u plagosën disa të tjerë". MPJ e konsideron këtë sulm si të pajustifikueshëm dhe u bën thirrje autoriteteve izraelite të hetojnë menjëherë në lidhje me këtë ngjarje, e cila ka tensionuar stabilitetin rajonal dhe me gjerë. /a.ke/
KOMENTE