Nato - Eliminohet Një Komandant I Lartë I Talebanëve Në Kandahar
KABOUL, 31 maj /ATSH-AFP/ - Një komandant i rëndësishëm i talebanëve, që operojnë në provincën jugore afgane të Kandaharit, mbeti i vdekur gjatë një sulmi ajror në provincë, njoftoi sot komanda e forcave të NATO-s, ISAF.
Numri dy i rebelëve në këtë rajon, i identifikuar si Haji Amir, mbeti i vdekur nga një sulm në distriktin Panjwayi, sipas të njëjtit burim.
"Forcat e përbashkëta afgano-perëndimore kanë zhvilluar një sulm ajror pikërisht për të eliminuar komandantin taleban Haji Amir, një prej dy krerëve më të rëndësishëm të talebanëve në provincën e Kandaharit", njoftoi përmes një deklarate Forca Ndërkombëtare Mbështetëse për Sigurinë.
Shumë militantë talebanë gjithashtu mbetën të vdekur nga sulmi, shtoi ISAF, por nuk bëri publik një numër të saktë të tyre./
/i.p/