Pogradec, 31 maj, NOA – Qëllimi i një 29 vjeçari nga Pogradeci ka qenë vetëm të ndihmonte katër të rinj të kalonin kufirin për në Greqi, por arsyeja nuk i ka bindur forcat e policisë së Korçës për të pushuar ndjekjen penale ndaj tij.
Bëhet fjalë për shtetasin Mondi Hoxhallari, lindur dhe banues në fshatin Alarup të rrethit Pogradec.
Ndalimi i tij është bërë sepse në afërsi të fshatit Zagradec, afër kufirit me Greqinë , a ndihmuar disa të rinj për të kaluar kufirin. Policia ka ndaluar edhe të rinjtë të cilët janë, D. Kasmollari, 25 vjeç, lindur dhe banues ne fshatin Homçan, të rrethit të Pogradecit, F. Kapa, 19 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Çeravë të rrethit të Pogradecit, B. Drizaj, 31 vjeç, lindur në fshatin Çezme dhe banues në fshatin Vashtemi të rrethit të Korçës.
m.xh/NOA