Tiranë, 31 maj, NOA - Pas pesë muajsh ka nisur sot të shpërndahet pagesa simbolike e kompensimit të energjisë, për çmimin e rritur. Në sportelet e postës ku bëhet pagesa e energjisë, pensionistët dhe invalidët, dy kategoritë që përfitojnë mund të tërheqin paratë e përcaktuara.
Bëhet fjalë për të marrë 640 lekë kompensim në muaj. Në një kohë që çmimi i energjisë u rrit me 13% që nga muaji dhjetor 2009, qeveria përcaktoi shumën prej 140 lekësh për të kompensuar familjet në nevojë.
Pagesa prej 140 lekësh, e cila ka hyrë në fuqi nga muaji janar i këtij viti por ende nuk është marrë nga përfituesit, do të tërhiqet e plotë për të pestë muajt.
Drejtuesit e Institutit të Sigurimeve Shoqërore pohojnë se fondi është lëvruar nga ministria dhe personat nuk kanë pse të dynden në dyert e postës për të marrë lekët, pasi ato mund të tërhiqen edhe në ditët në vazhdim.
Në bazë të këtij vendimi do të përfitojnë rreth 82 mijë pensionistë dhe invalidë.
r.l/NOA