Okb E Tronditur Nga Sulmi Izraelit Kundër Flotiljes Me Ndihma Për Gazën
GJENEVË, 31 maj /ATSH-AFP/ - Komisonerja e lartë e OKB-së për të drejtat e njeriut, Navi Pillay u shpreh sot e tronditur nga sulmi i ushtrisë izraelite kundër flotiljes propalestineze nisur për në Rripin e Gazës ku si pasojë humbën jetën të paktën 10 persona.
"Jam e tronditur nga informacionet që theksojnë se një mision humanitar është sulmuar sot në mëngjes dhe si pasojë kanë humbur jetën të paktën 10 pasagjerë, ndërkohë që flotilja po i afrohej brigjeve të Rripit të Gazës'', deklaroi Navi Pillay.
''Më shumë se 10 pasagjerë u vranë sot kur ushtria izraelite hapi zjarr kundër flotiljes ndërkombëtare propalestineze që ishte nisur drejt Rripit të Gazës'', sipas ushtrisë izraelite./
/ec/ a.jor.