Okb - Mbledhje Urgjente E Këshillit Të Sigurimit Për Situatën Në Lindjen E Mesme
NJU JORK, 31 maj /ATSH-AFP/ - Këshilli i Sigurimit në OKB do të zhvillojë sot një mbledhje urgjente rreth orës 17:00 GMT për Lindjen e Mesme, pas sulmit të përgjakshëm izraelit ndaj një flotiljeje humanitare me destinacion Rripin e Gazës, deklaroi sot një diplomat perëndimor për AFP.
''Mbledhja do t'i hapë rrugë debatit publik'', theksoi diplomati.
Sipas një kanali televiziv izraelit, 19 pasagjerët kanë humbur jetën dhe 36 të tjerë janë plagosur nga sulmi i komandove izraelite kundër flotiljes ndërkombëtare ushtarake pro-palestineze, të cilët po përpiqeshin të shkelnin me forcë bllokadën e izraelite në Rripin e Gazës.
Ushtria izraelite, deklaroi se në radhët e saj janë plagosur 10 trupa ndër të cilët dy në gjendje të rëndë.
Pak më parë sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon deklaroi se ishte "i tronditur" nga sulmi i ushtrisë izraelite.
Ban Ki-moon, nga Kampala ku ndodhet aktualisht, "dënoi gjithashtu dhunën".
"Është thelbësore zhvillimi i një hetimi të plotë për të zbuluar si ndodhi një tragjedi kaq e përgjakshme", deklaronte shefi i OKB-së./
/i.p/