Palestinezët Kërkojnë Takim Urgjent Në Okb Pas Sulmit Izraelit Kundër Flotiljes
RAMALLAH (Cisjordani), 31 maj /ATSH-AFP/ - Autoriteti Palestinez i kërkoi Këshillit të Sigurimit të OKB-së zhvillimin e një takimi pas sulmit izraelit kundër flotiljes ndërkombëtare nisur drejt rripit të Gazës, deklaroi sot negociatori palestinez, Saëb Erakat.
"Presidenti i Autoritetit palestinez, Mahmoud Abbas u bëri thirrje të deleguarve palestinezë në Kombet e Bashkuara t'i kërkojnë Këshillit të Sigurimit zhvillimin e një takimi urgjent për të diskutuar në lidhje me piraterinë, krimin dhe masakrat izraelite'', theksoi Erakat.
Autoriteti palestinez i kërkoi gjithashtu administratës amerikane një ndërhyrje urgjente për t'i dhënë fund krimeve izraelite'', shtoi ai./
/ec/ a.jor.