English

"Pengmarrja", Gjykata Lë Në Qeli Për 20 Ditë 28 Vjeçarin Nga Shkodra

pet masa e sigurise për Elton Sutermani, që kanosi shitesen e një dyqani në Tiranë - TIRANË, 31 Maj/ATSH/.- 28 vjeçari Elton Sutermani, i dyshuar për kanosjen e shitëses së një dyqani celularësh në Tiranë, do të qëndrojë në qelitë e paraburgimit të Tiranës për 20 ditë. Vendimi është marrë sot nga Gjykata e Tiranës, e cila ka caktuar masën e sigurisë "arrest me burg" për 20 ditë për shtetasin Elton Sutermani, nën akuzën e kanosjes dhe heqjes së paligjshme të lirisë së tjetrit. Ndërkohë, sipas vendimit, masa e arrestit do të rivlerësohet pas 20 ditësh nga Gjykata, pasi 28 vjeçari Sutermani mendohet se ka probleme me shëndetin mendor. Mësohet se gjatë ballafaqimit të parë me Gjykatën, 28 vjeçari nuk ka preferuar të flasë lidhur me akuzat e ngritura ndaj tij nga prokuroria. Sutermani akuzohet për mbajtjen peng për afro 30 minuta të shitëses së një dyqani celularësh pranë Stacionit të Trenit, para tre ditësh. Fillimisht autori është menduar se ishte i armatosur me një pistoletë, por që më pas rezultoi se ajo ishte pistoletë lodër. Sutermani është arrestuar në një operacion të menjëhershëm të organizuar nga Policia e Tiranës pas marrjes së njoftimit për ngjarjen. Sipas komunikatës për shtyp që policia dha për ngjarjen, gjatë intervistimit në Polici, autori ka shfaqur turbullime psikike, ndërkohë që motivet e ngjarjes u klasifikuan si të dobëta./a.m/s.s./
KOMENTE