SHBA, 31 maj, NOA - Kompania gjigante amerikane Wal-Mart, ka vënë në gjysmë çmimi kukullën me ngjyrë Barbie me justifikimin se nuk po shitet.
Kukulla janë identike me përjashtim të ngjyrës: balerina e bardhë Barbie, dhe balerina Barbie Tereza me ngjyrë . Por, kjo ulje 50% ka ngjallur polemika të shumta në Amerikë.
Një zëdhënëse e kompanisë Melissa O'Brien tha se çmimi i kukullës së zezë është ulur vetëm për shkak se ajo nuk është shitur shumë mirë, dhe që të bëjë vend në rafte, siç ndodh me të gjitha produktet e pashitura në Wal- Mart.
Kukulla Barbie e parë me ngjyrë doli në treg në 1980 dhe ngjyra nuk ishte efekti Obama për të vënë në treg për herë të parë një Barbie afrikano-amerikane. Por nga efekt "Obama" dhe, në veçanti, nga simpatitë e amerikanëve për First Lady Michelle, Mattel, kompania e famshme në prodhimin e kukullave duket se ka pritur më shumë.
Politika e re me sa duket nuk ka ndryshuar rregullat e tregut.
Çmimi i Barbie Teresa është ulur në tre dollarë amerikanë, ndërsa Barbie e bardhë kushton afërsisht 6 dollarë.
A.k/NOA