English

Policia: Arrestohen Kater Punonjes Te Qarkullimit Rrugor Ne Korce

TIRANE, 31 Maj/ATSH/. - Strukturat e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Ministrinë e Brendshme arrestuan sot 4 punonjës të Policisë të seksionit të qarkullimit rrugor të Komisariatit të Policisë në Korçë për shkak të korrupsionit pasiv: Kryeinspektor Jani Baçellari, Kryeinspektor Enci Bregu, Kryeinspektor Fatos Hymetllari dhe Kryeinspektor Gentian Ravolli. Sipas zyres se Shtypit te Ministrise se Brendshme, arrestimi u krye pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë kishte caktuar ndaj tyre masën e sigurisë arrest në burg pa afat. Ndaj këtyre punonjësve të policisë, Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm së bashku me njësinë Task Force pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për disa muaj kanë zhvilluar hetime për veprën penale të korrupsionit pasiv nga persona që ushtrojnë funksione publike, parashikuar nga neni 259 i Kodit Penal. Këta punonjës Policie duke qenë me shërbim në aksin rrugor nacional Korçë-Pogradec, në kohë të ndryshme dhe në mënyrë të përsëritur, ndalonin drejtuesit e automjeteve, që kryenin kundravajtje administrative dhe në këmbim të mosndëshkimit administrativ, u merrnin sasi të konsiderueshme parash. Të gjitha rastet e këtij hetimi janë dokumentuar nëpërmjet survejimeve të kryera nga strukturat e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm. Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm dhe njësia Task Force e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë vazhdojnë hetimet për të vërtetuar implikimin, ose përfshirjen e personave të tjerë në këto akte korruptive. /a.ke/
KOMENTE
  • ervis hyska20:21 - 14 Nëntor 2010
    po po shtet qe kemi kap policet me 200 leksha dhe lufton korupsjonin nuk kapin ata qe bejne korupsjon me miljona dhe miljarda po kapin policat e gjore bravo bravo shteti jeni shume te zote