English

Poni : Bashkia E Tiranës Pengon Miratimin E Një Buxheti Transparent Në Dobi Të Qytetarëve

TIRANË , 31 MAJ /ATSH /- "Bashkia e Tiranës vazhdon të sabotojë hartimin dhe miratimin e një buxheti të ndershëm e transparent, që që do t'u vijë në ndihmë qytetareve të Tiranës", u shpreh sot zvministri i Brendshëm, Ferdinant Poni. Në cilësinë e kryetarit të Grupit të Këshilltarëve Demokratë në Këshillin e Bashkisë së kryeqytetit, Poni deklaroi për mediat se "nuk mund të miratohen buxhete bashkiake në injorim total të ligjit dhe në mungesë të informacionit të domosdoshëm për vendimmarrje". Ai vlerësoi rolin e Këshillit Bashkiak, si organi më i lartë në përputhje me Kushtetutën dhe Ligjin për "Buxhetin e Shtetit". "Këshilli Bashkiak është organi më i lartë që vendos për buxhetin e bashkisë së Tiranës dhe jo një kryetar që ka fobi nga ligji e transparenca", u shpreh zvministri i Brendshëm, Poni. Sipas tij, "kryetari i Bashkisë së Tiranës keqpërdor, anashkalon dhe thyen çdo rregull dhe dispozitë ligjore lidhur me detyrimet që administrata e tij, si çdo administratë bashkiake e komunale ka në perputhje me ligjin "Për organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore". Kryetari i grupit të këshilltarëve demokratë në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Ferdinand Poni e quajti të papranueshme faktin që në kundërshtim të hapur me ligjin, buxheti i Bashkisë të ndërtohet pa një parashikim për nivelin e taksave e tatimeve, numrin e kontribuesve për çdo taksë e tarifë lokale. Poni ngriti shqetësimin se "grupi i keshilltareve të PD-se nuk ka marrë informacionin e kërkuar për çdo taksë e tarifë vendore". Mbledhja e Këshillit Bashkiak të Tiranës për buxhetin e kësaj bashkie, e planifikuar për t'u zhvilluar në 28 maj, nuk u zhvillua për mangësi të theksuara procedurale e administrative./m.sh//n.m/.
KOMENTE