English

Poni: Bashkia, po na fshihet informacioni për buxhetin

Tiranë, 31 maj, NOA – Grupi i këshilltarëve demokratë në Këshillin e Bashkisë së Tiranës ka reaguar lidhur me informacionin që sipas tyre, mungon për buxhetin e këtij institucioni nga krerët e tij.

Në emër të tyre, demokrati Fedinand Poni, “ditën e premte ishte thirrur, por nuk u zhvillua për mangësi të theksuara procedurale e administrative, mbledhja e Këshillit Bashkiak të Tiranës për buxhetin e kësaj bashkie”.

“Opinioni publik duhet ta dijë se Bashkia e Tiranës vazhdon të sabotojë hartimin dhe miratimin e një buxheti të ndershëm e transparent, një buxheti që t’u vijë në ndihmë qytetarëve të Tiranës dhe jo një buxheti të taksave të larta, një buxheti jo transparent, që keqpërdor besimin e qytetareve tek administrata publike dhe që keqpërdor paranë publike duke mbajtur administrata të fryra e superfryra”, tha ai në fjalën e tij.

Duke shtuar më tej, se “kryetari i Bashkisë së Tiranës dhe administrata e tij keqpërdor, anashkalon dhe thyen çdo rregull dhe dispozitë ligjore lidhur me detyrimet që administrata e tij, si çdo administratë bashkiake e komunale për të vënë në dispozicion çdo lloj dokumentacioni për njohjen e problemeve të juridiksionit të saj”.

n.e/NOA

KOMENTE