English

Presidenti gjerman jep dorëheqjen

Berlin, 31 maj, NOA - Presidenti i Gjermanisë Horst Kohler sot e shpalli dorëheqjen e tij, duke thënë se vendimi hyn në fuqi menjëherë.

Hapi i pasoi kritikat ndaj komenteve të fundit të tij lidhur me misionin e Gjermanisë në Afganistan, raportojnë mediat gjermane.

Pas një vizite në Afganistan, Kohler pat deklaruar se opinioni gjerman dalë nga dalë po e kupton idenë se Gjermania duhet të përgatitet për t’i përdorur forcat ushtarake jashtë vendit.

Ai tha se veprimi i tillë do të ishte i paimagjinueshëm për të mbrojtur interesat gjermane, siç janë “rrugët e tregut të lirë” apo për të parandaluar jostabilitetin rajonal.

Kritikët e akuzuan Kohlerin se mbështet diplomacinë e armëve.

m.xh/NOA/RFE

KOMENTE