English

Presidenti Topi dekoron Teatrin Kombëtar dhe 7 aktorë

Tiranë, 31 Maj, NOA – Me rastin e përvjetorit të 65-të të Teatrit Kombëtar, Presidenti i Republikës Bamir Topi, e ka dekoruar me një urdhër të veçantë nderi këtë institucion simbol të kulturës shqiptare.

Kështu, presidenti ka dekoruar me urdhrin “Nder i Kombit” aktorin dhe regjisorin e madh, Pirro Mani, vlerësim që e ka tërhequr bashkëshortja e tij, aktorja e njohur Pavlina Mani.

Por Presidenti i Republikës nuk ka harruar pa nderuar me një urdhër të veçantë edhe aktorin e ndjerë të Teatrit, Agim Qirjaqi, i cili u nda nga jeta pak javë më parë.

Ndërsa aktorja Yllka Mujo dhe Ndriçim Xhepa janë dekoruar prej presidentit me urdhrin “Mjeshtër i Madh”.

Në fund, urdhri “Naim Frashëri i Artë” u është dhënë aktoreve Rajmonda Bulku dhe Luiza Xhuvani.

n.e/NOA

KOMENTE