English

Ps: Situatë "Anormale" Në Marrëdhëniet Mes Maxhorancës Dhe Ambasadorit Withers

TIRANË, 31 Maj/ATSH-Anila Struga/.- Partia Socialiste i cilësoi sot "anormale" marrëdhëniet mes maxhorancës dhe ambasadorit amerikan në Tiranë, John Withers, pas kritikave që përcolli ky i fundit pas rrëzimit nga parlamenti të kandidaturës për anëtar të Gjykatës Kushtetuese, Vangjel Kostës. "Kjo është një situatë anormale dhe reminishencë e një kohë jo të largët, të cilën ne bëjmë mirë t' kujtojmë", tha deputeti Gjoni në një deklaratë për mediat. Mes të tjerave, deputeti socialist, Ilir Gjoni shtoi edhe se "ne duhet të ngremë zërin që të mos lejojmë që marrëdhëniet e shkëlqyera që ka populli ynë me popullin amerikan të devijojnë në një masë të tillë". Pak ditë më parë gjatë një tryezë për gjyqësorin, ambasadori amerikan Witheres e cilësoi rrëzimin e kandidaturës së Kostës në Kuvend të propozuar nga Presidenti Topi, si "të çuditshëm dhe jo transparent"./n.m/
KOMENTE