English

Samiti i Sarajevës, 471 OJQ të Ballkanit rezolutë BE-së

Bruksel, 31 maj, NOA - Me rastin e mbajtjes së Samitit të Sarajevës më 2 qershor, 471 organizata të shoqërisë civile të vendeve të Ballkanit Perëndimor janë bashkuar për të hartuar një rezolutë të përbashkët, përmes së cilës kërkojnë rezultate konkrete prej tij, përtej rikonfirmimit të së ardhmes europiane të rajonit.

Kështu, drejtuar presidentit të Këshillit Europian, Herman Van Rompuy; Jose Manuel Barroso, president i Komisionit Europian dhe në tërësi, qeverive të vendeve anëtare të Bashkimit, deklarata parashtron bindjen se ka ardhur koha dhe nuk duhet humbur mundësia për ta nxitur më tej procesin e anëtarësimit të vendeve të rajonit në BE.

“Bazuar edhe mbi përvojën pozitive me procesin e liberalizimit të vizave i përcaktuar nga arritja e standarteve të qarta, transparente dhe të matshme, kërkojmë që në Samit të theksohet rëndësia e ruajtjes së stabilitetit në rajon dhe të përforcohen mundësitë për zhvillim të mëtejshëm demokratik dhe rimëkëmbje ekonomike si dhe të rikonfirmohet zotimi i BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor për të punuar bashkërisht për përshpejtimin e procesit të anëtarësimit dhe të dënohet çdo copëzim apo ndarje e mëtejshme sipas etnive”, thuhet në deklaratë.

Nga ana tjetër, kjo deklaratë kërkon me ngulm edhe nxitjen e vendeve e rajonit që të përpiqen për arritjen marrjen e statusit si vend kandidat për të gjithë vendet brenda vitit

2011 dhe hapjen e negociatave për anëtarësim me Maqedoninë brenda vitit 2010, dhe më e shumta deri në fillim të vitit 2012 për vendet e tjera që kanë përparuar në procesin e integrimit.

“BE-ja duhet të përcaktojë standarde të qarta, transparente dhe të matshme, të cilat mund të monitorohen nga organizatat e shoqërisë civile dhe mund të çojnë në vënien e qeverive të rajonit përpara përgjegjësive. Qeveritë e vendeve të rajonit kanë treguar se mund të shënojnë arritje nëse kushtet janë të përcaktuara qartë, transparente dhe të matshme siç

ndodhi në rastin e liberalizimit të vizave”, përfundon deklarata.

n.e/NOA

KOMENTE