Tiranë, 31 Maj, NOA - Duke bllokuar transparencën për zgjedhjet, Sali Berisha dhe qeveria e tij janë përgjegjës për shtyrjen pambarim të procesit të liberalizimit të vizave për shqiptarët.
Deputetit i Partisë Socialiste, Eduard Shalsi ka reaguar sot ndaj gënjeshtrave të kryeministrit Berisha, sikundër i quan Shalësi premtimet e kreut të qeverisë, premtime të cilat nuk i gënjejnë më shqiptarët.
Pas shtrimit të lajtmotivit të grevës së urisë, transparencës së zgjedhjeve të qershorit në nivelet më të larta të Komunitetit ndërkombëtar, deputeti Shalsi i tërhoqi vëmendjen kryeministrit që të reflektojë për të mos penguar zgjidhjen e krizës politike, me qëllimin final për mos penguar procesin e heqjes së vizave, mundësia reale e mosbllokimit të integrimit të Shqipërisë në europë, për rrjedhojë edhe e arritjes së mirëqënies në vend.
mit/NOA