English

Shkoder: Dy Vellezer Te Moshuar Plagosin Njeri Tjetrin

SHKODËR, 31 Maj/ATSH-G. Marku/.- Dy vëllezër të moshuar të familjes Çela në fshatin Domen të komunës Postribë të rrethit Shkodër, kanë mbetur të plagosur pas një sherri të çastit në orët e mbrëmjes së sotme. Sipas zëdhënëses së Drejtorisë së Policisë Qarkut Shkodër, Fatbardha Çelepia, Hysen dhe Isa Çela, përkatësisht 76 dhe 79 vjeç, kanë plagosur njëri tjetrin për motive pronësie. Sipas te njëjtit burim, 76 vjeçari Hysen Çela, i plagosur me armë zjarri, është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa gjendja e 79 vjeçarit Isa Çela, i plagosur me mjete të forta, është shumë e rëndë dhe kritike për jetën. Forcat e policisë qe mbërriten shumë shpejt në vendngjarje, pasi kanë mundësuar transportimin e të plagosurve në Spitalin Rajonal Shkodër, po kryejnë veprimet e duhura hetimore rreth kësaj ngjarjeje. /a.ke/
KOMENTE