English

Shkoder: Vdes Ne Spital Njeri Prej Vellezerve Qe Plagosen Sot Njeri-Tjetrin

SHKODËR, 31 Maj/ATSH-G. Marku/.- Njeri prej dy vëllezërve të moshuar të familjes Çela në fshatin Domen të komunës Postribë, 79-vjeçari Isa Çela vdiq sonte në mbrëmje në spitalin e qytetit të Shkodrës, pasi mbeti i plagosur pas një sherri të çastit në orët e mbrëmjes me të vëllanë. Sipas zëdhënëses së Drejtorisë së Policisë Qarkut Shkodër, Fatbardha Çelepia, "Hysen dhe Isa Çela, përkatësisht 76 dhe 79 vjeç, plagosën njëri- tjetrin për motive pronësie". Sipas te njëjtit burim, "79 vjeçarit Isa Çela, i plagosur me mjete të forta, ndërroi jetë ne Spitalin Rajonal te Shkodres me gjithe ndihmen mjeksore dhene nga personeli mjekësor, ndërsa 76-vjeçari Hysen Çela, i plagosur me armë zjarri është jashtë rrezikut për jetën". /a.ke/
KOMENTE