Zubin Potok, 31 maj, NAO - Një shpërthim është regjistruar të kenë zënë vend në orët e mesnatës, në një hapësirë afër një shtëpie private të një banori serb, në lagjen “Gjuroviç”, të Zubin Potokut.
Autoritetet e rendit kanë njoftuar se përveç dëmeve materiale, lëndime në njerëz nuk ka pasur dhe se mjeti shpërthyes ka qenë një granatë dore.
Zubin Patoku është në kufi mes Kosovës dhe Serbisë.
“Policia është duke zhvilluar hetimet intensive për të zbuluar shkaqet, motivet dhe të dyshuarit e mundshëm të këtij akti kriminal ndërsa cak i këtij sulmi besohet të ishte pjesëtar i policisë së Kosovës në Zubin Potok”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga Policia e Kosovës.
NOA/RFE