Sport-Botëror/ Grupi A, Meksika, "Objektivi Në Botëror Çerekfinalet"
"
TIRANË, 31 Maj /ATSH- Gjergji Mima/. - Kampionati Botëor "Afrika e Jugut 2010" është e përbërë nga 32 skuadra të ndarë në 8 grupe me nga 4 ekipe secili. Në grupin A bëjnë pjesë organizatorët e Afrikës së Jugut, Franca, Uruguaji dhe Meksika.
Meksika ka qenë një forcë dominuese në zonën e Amerikës Veriore dhe Qendrore dhe një Kampionat Botëror pa Meksikën ka qenë i rrallë. Megjithatë, Meksika vetëm në dy raste ka mbërritur deri në çerekfinale në vitin 1970 dhe 1980, e pikërisht të zhvilluar në vendin e saj. Pasi debutoi në Kampionatin e parë Botëror të vitit 1930, Meksika u bë një pjesëmarrëse thuajse e rregullt, por në përgjithësi ka dështuar.
Në vitin 1986, Meskika avancoi deri në raundin e dytë, por u mund nga Bullgaria me penallti. Në çerekfinale u mposht nga Gjermania Perëndimore me penallti 4-1. në vitin 1990 edhe pse u kualifikua, u përjashtua për aktivizim të lojtarëve të parregullt në kualifikueset e Lojërave Olimpike të vitit 1988, por mori pjesë në vitin 1994 dhe 1998, duke e përfunduar kompeticionin në raundin e dytë. Edhe në vitin 2002 dhe 2006 e përfundoi turneun po në raundin e dytë, edhe pse Argjentinës iu nevojit koha shtesë për t'i nxjerrë ata jashtë.
Trajneri i Meksikës, Havier Aguirre Onaindia, ka lindur në qytetin e Meksikos, më 1 dhjetor 1958. Një ish-mbrojtës i nivelit mesatar, por me 59 ndeshje dhe 13 gola me kombëtaren meksikane. Ka luajtur në Meksikë dhe Shtetet e Bashkuara. Si trajner ka drejtuar në Meksikë e Spanjë. Në pranverë të vitit 2009 u thirr për të drejtuar kombëtaren e Meksikës, duke zëvendësuar Sven Goran Eriksonin, duke ia dalë të çojë skuadrën e tij në Botërorin e Afrikës së Jugut. Në korrik të vitit 2009 fitoi "Gold Cup". Në palmarin e tij si trajner gjendet edhe një kampionat meksikan dimri i fituar në vitin 1999, me Paçukën.
- Kualifikimi
Meksika përjetoi një ankth pa fund në kualifikuese pasi ndërroi tre trajnerë: Hugo Sançez, Sven Goran Erikson dhe Havier Aguirre, ky i fundit ia doli të nxjerrë në finalet e Afrikës së Jugut.
- Pika e lartë
Suksesi më i madh i Meksikë është arritja në çerekfinale në vitin 1970 dhe 1980, pikërisht të zhvilluar në vendin e saj.
- Pika e ulët
Humbja me Gjermaninë Perëndimore në çerekfinalet e vitit 1986 krijoi një njollë turpi për ekipin kombëtar meksikan.
- Legjenda
Portieri Antonio Karbajal i njohur si "Five Cups", pasi u bë lojtari i parë që ka luajtur në pesë kampionate botërore.
- Meksika
- Paraqitjet ne finale
1930 - Raundi i parë
1950 - Raundi i parë
1954 - Raundi i parë
1958 - Raundi i parë
1962 - Raundi i parë
1966 - Raundi i parë
1970 - Çerekfinale
1978 - Raundi i parë
1986 - Raundi i parë
1990 - I kualifikuar, por i pezulluar nga FIFA
1994 - Raundi i dytë
1998 - Raundi i dytë
2002 - Raundi i dytë
2006 - Raundi i dytë
- Ndeshje në total: ndeshje 45, fitore 11, barazime 12, humbje 22.
- Paraqitja më e mirë: Çerekfinalet në 1970 dhe 1986 Më shumë ndeshje në finale:
- Më shumë ndeshje në finalet e Botërorit: Antonio Carbajal (1950, 1954, 1958, 1962, 1966) - 10 ndeshje
- Më shumë gola në finale: Luis Hernandez (1998) - 4.
- Kualifikueset: ndeshje 8, fitore 11, barazime 2, humbje 5.
- Më shumë ndeshje: Andres Guardado, Ricardo Osorio (16).
- Më shumë gola: Andres Guardado, Carlos Vela, Cuauhtemoc Blanco, Fernando Arce, Jared Borgetti, Pavel Pardo (3).
- Grupi A
Afrika e Jugut
Meksika
Uruguai
Franca
- Ndeshjet në Grupin A
11.06.2010
16:00: Afrika e Jugut-Meksikë
20:30: Uruguai-Francë
16.06.2010
20:30: Afrika e Jugut-Uruguai
17.06.2010
13:30: Francë-Meksikë
22.06.2010
16:00: Meksikë-Uruguai
16:00: Francë-Afrika e Jugut
/a.ke/