Sport-Botëror/ Grupi A, Uruguai -Dy Herë Kampionët E Botës Kërkojnë Lavdinë Në Afrikë
Ë
TIRANË, 31 Maj /ATSH- Gjergji Mima/ .- Uruguai, edhe pse është një vend i vogël në Amerikën e Jugut, është shfaqur një fuqi e vërtetë në futbollin botëror. Përpara krijimit të Kupës së Botës, Uruguai kishte fituar medaljet e arta olimpike në vitin 1924 dhe 1928. Ata ishin ekipi më i mirë i asaj kohe, duke pasur më pas edhe privilegjin për të organizuar Kampionatin e parë Botëror në vitin 1930, të cilin edhe e fituan duke mbetur në histori si kampioni i parë.
Për shkak të arsyeve politike, Uruguai mungoi në dy kampionatet e ardhshme, ato të vitit 1934 në Itali dhe 1938 në Francë. Gjithsesi, në kampionatin e zhvilluar në Brazil në vitin 1950, Uruguai shokoi sërish botën duke fituar brenda në stadiumin 'Estadio Maracana", një nga ndeshjet që ka mbetur gjatë në histori. Pas disa arritjeve modeste në vitin 1954 dhe 1970, ata nuk mundën më të rigjenin lavdinë e viteve të mëparshme.
Trajneri i Uruguajit, Oskar Uashington Tabarez, ka lindur në Montevideo të Uruguait, më 3 mars 1947. Karrierën e tij si trajner e nisi në vitin 1980, ku drejtoi për 3 vjet Bella Vistën. Në edicionin 1986-1987 drejtoi kombëtaren e të rinjve të Uruguait. Ekipet e tjera të tij janë Penarol, Deportivo Kali, Boka Juniors, por edhe Kaljarin e Milanin në Itali. Në Kampionatin Botëror 1990 të zhvilluar në Itali u prezantua si trajner i Uruguait. Nga viti 2006 është për herë të dytë trajner i "Celeste", të kaltërve. Ka fituar kampionate në Uruguai, por dhe në Argjentinë, gjithsesi në Itali ka qenë i pasuksesshëm.
- Kualifikimi
Uruguai vuajti jo pak për të arritur në finalen e tij të 11-të në Kupën e Botës. I mundur nga Argjentina në ndeshjen e fundit në konfederatën amerikane, Uruguai fitoi një vend në Afrikën e Jugut pasi mposhti në play-off Kosta Rikën e Amerikës Veriore dhe Qendrore. Fituan ndeshjen e parë 1-0 dhe barazuan 1-1 në stadiumin legjendar "Centenario".
- Pika e lartë
Fitorja 2-1 kundër Brazilit në "Marakana", në ndeshjen finale të vitit 1950 e që i dha Uruguait kampionatin e dytë botëror.
- Pika e ulët
Poshtërimi në humbjen e pabesueshme 6-1 më Danimarkën në Kampionatin Botëror të Meksikës në vitin 1986
- Legjenda
Juan Alberto Skiafino konsiderohet si futbollisti më i mirë urugaian i të gjitha kohërave për performancën në vitin 1950.
Uuguai
- Paraqitjet në finale
1930 - Kampion
1950 - Kampion
1954 - Vendi i katërt
1962 - Raundi i parë
1966 - Çerkefinale
1970 - Vendi i katërt
1974 - Raundi i parë
1986 - Raundi i dytë
1990 - Raundi i dytë
2002 - Raundi i parë
- Ndeshje në total: ndeshje 40, fitore 15, barazime 10, humbje 15
- Performanca më e mirë: kampion në vitin 1930 dhe 1950
- Më shumë ndeshje në finale: Ladislao Mazurkieviç (1966, 1970, 1974) - 11 ndeshje.
- Më shumë ndeshje në finale: Oscar Miguez, Juan Alberto Schiaffino (1950, 1954) - secili nga 7 gola
- Kualifikueset: ndeshje 20, fitore 7, barazime 7, humbje 6. Pikë 28.
- Më shumë ndeshje: Luis Suarez (19).
- Golashënuesi më i mirë: Diego Forlan (7).
- Grupi A
Afrika e Jugut
Meksika
Uruguai
Franca
- Ndeshjet në Grupin A
11.06.2010
16:00: Afrika e Jugut-Meksikë
20:30: Uruguai-Francë
16.06.2010
20:30: Afrika e Jugut-Uruguai
17.06.2010
13:30: Francë-Meksikë
22.06.2010
16:00: Meksikë-Uruguai
16:00: Francë-Afrika e Jugut
/a.ke/