Stuhia Tropikale ''Agatha'' Shkakton 115 Viktima Në Amerikën Qendrore
GUATEMALA, 31 maj /ATSH-AFP/ - Stuhia tropikale ''Agatha'', e para e sezonit të cikloneve, ka shkaktuar të paktën 115 viktima dhe shumë të plagosur gjatë kalimit të saj dje në Amerikën Qendrore, kryesisht në Guatemala, por po ashtu në Salvador dhe Honduras, sipas bilanceve të fundit të publikuara sot.
Vendi më i prekur nga shirat e rrëmbyeshëm, Guatemala ka regjistruar 92 të vdekur, 54 të zhdukur dhe rreth 112 mijë persona të evakuuar, deklaroi sot një zëdhënës i Zyrës Kombëtare të Koordinimit të Ndihmës për Katastrofat, (Conred), David De Leon.
Në bilancin paraardhës flitej për 82 të vdekur dhe 4 të zhdukur.
Rajoni më i prekur është ai i Chimaltenango, rreth 55 kilometra në perëndim të kryeqytetit, me rreth të paktën 49 të vdekur./
/i.p/