SHBA, 1 Qershor 2010 NOA - “E kam vrarë unë”. Këto ishin fjalët e Jarrod Wyatt, 26 vjeç, kur prokurori i përgjithshëm Mike Riese, e gjeti atë duke u marrë me trupin e pajetë të 21-vjeçarit Taylor Powell. Një lajm me të vërtetë shokues ky, i cili është publikuar online nga e përditshmja kaliforniane “Contra Costa Times” dhe flet për një skenë të denjë të filmave horror.
Gjaku ishte i pranishëm kudo si në hyrje ashtu dhe në të gjithë muret e banesës. Në sallonin e shtëpisë u vu re një këmbë e shtrirë në divan.
Më pas kur pamja u plotësua shihej një djalë në gjendje të vërtetë konfuzioni, gjysmë i zhveshur dhe me trupin e mbuluar me njolla gjaku. Krahas tij në divan ishte dhe kufoma, e cila ishte bërë copash. Bëhej fjalë për Taylor Powell.
Në kraharorin e tij dallohej qartë një plagë e thellë. I kishin shkulur zemrën. Nga analizat mjekësore rezultojë se djaloshi ishte ende gjallë dhe kjo, edhe pasi i kishin hequr zemrën me anë të një thike.
Krahas saj dhe pjesë të fytyrës ishin të plagosura rëndë ku mendohet të jenë bërë në të njëjtën mënyrë.Në dhomën ngjitur saj, agjentët gjetën dhe ish të fejuarën e Wyatt e cila ishte me duar të lidhura e ulur në një karrige.
Në momentin që prokurori hyri në brendësi të dhomës atëherë, Wyatt në një gjendje të vërtetë konfuzioni e pyeti atë nëse kishte ardhur perëndia për ta shpëtuar.
“Nuk duhet të dëgjoja djallin, duhet ta bëja të heshte”, - u justifikua pas asaj ndodhie.
Ky episod tepër i çuditshëm lidhet me datën 21 mars në Klamath, të SHBA.
Si Wyatt ashtu dhe Powell ishin dy miq të cilët praktikonin mundje ekstreme “cage fighting”, një sport tepër i ngjashëm me boksin por, mund të përdoren dhe këmbët.
Në mbrëmjen e 21 marsit 2010, dy të rinte së bashku me ish-të fejuarën e Wyatt, Billy Jo-Bailey pasi kishin kaluar disa momente në një lokal të vendit më pas shkuan në shtëpinë e Wyatt ku gjithçka e tronditshme ndodhi.
r.b/NOA