English

Topalli: Vitet E Fundit Shënuan Momente Historike Për Kombin Shqiptar

- Kryetarja e Kuvendit takon anëtaret e Aleancës së Gruas të Partisë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës - TIRANË, 31 Maj/ATSH/.- Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli tha sot, se "këto vitet e fundit shënuan momentet më të rëndësishme historike për kombin shqiptar". Sipas zyrës së shtypit pranë Kuvendit, Kryetarja Topalli priti sot në një takim një grup gra dhe të reja nga Aleanca e Gruas së Partisë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, mes tyre edhe deputete të Parlamentit të Kosovës. Duke u ndalur te zhvillimet e fundit në vend, Kryetarja Topalli tha se "këto vitet e fundit shënuan momentet më të rëndësishme historike për Shqipërinë dhe për të gjithë kombin tonë". "Pavarësia e Kosovës, Shqipëria në NATO, ndërtimi i rrugës së kombit dhe heqja e vizave Shengen brenda këtij viti, po hapin një erë suksesi dhe prosperiteti për të gjithë shqiptarët, kudo ku janë. Kombi shqiptar sot përjeton ndryshime të jashtëzakonshme", tha Kryetarja e Kuvendit. Përfaqësuesja e Aleancës së Gruas së PAA-së vlerësuan reformat e thella që po sjellin lëvizjen e lirë të shqiptarëve në vendet e BE dhe shprehën mirënjohjen ndaj Kryetares së Kuvendit për lobimin e jashtëzakonshëm që po i bën shtetit të Kosovës në komunitetin ndërkombëtar. Përfaqësueset e Aleancës së Gruas së PAA-së vlerësuan gjithashtu Kryetaren Topalli për misionin e saj në mbrojtje të të drejtave të grave dhe konsolidimit të rolit të tyre, në vendimarrje dhe politikë. Ato informuan për zhvillimet në Kosovë, mes të cilave dhe zbatimin e programit për 30% të pjesëmarrjes së grave në forumet partiake dhe institucionet politike të Kosovës./m.m//n.m/
KOMENTE