Urgjent - Lindje E Mesme - Flotilja - Greqia Ngre Njësinë E Krizës
ATHINË, 31 maj /ATSH-ANSA/ - Ministria e Jashtme greke aktivizoi një njësi krize pas sulmit izraelit kundër së ashtuquajturës ''Flotilja për Gazën'', ku bënin pjesë dy kompani ushtarake nën flamurin grek.
Athina deklaroi se nuk ka njoftime zyrtare për çfarë mund t'u ketë ndodhur qytetarëve të saj.
Të paktën 10 pasagjerë të flotiljes për Gazën u vranë gjatë përplasjeve me armë me një komando izraelite, njoftoi një stacion televiziv privat izraelit./ a.jor.