English

Urgjent - Lindje E Mesme - Flotilja - Izraeli Konfirmon Viktimat

JERUSALEM, 31 maj /ATSH-ANSA/ - Një zëdhënës izraelit konfirmoi para pak minutash se një numër i papërcaktuar pasagjerësh, aktivistë propalestinezë, të flotiljes për Gazën janë vrarë dhe disa të tjerë janë plagosur pas një operacioni ushtarak për marrjen nën kontroll të saj. Zëdhënësi tha se pasagjerët kishin përdorur armë zjarri dhe se kishin bërë rezistencë të dhunshme kundër ushtarëve izraelitë. Më shumë se katër ushtarë izraelitë janë plagosur, disa prej tyre në gjendje të rëndë./ a.jor.
KOMENTE