Urgjent - Presidenti Gjerman Jep Dorëheqjen
BERLIN, 31 maj /ATSH-AFP/ - Presidenti federal gjerman, Horst Kohler njoftoi sot dorëheqjen, pas propozimeve të diskutueshme mbi angazhimin ushtarak të vendit të tij në Afganistan.
"Njoftoj dorëheqjen time nga funksioni i presidentit'', deklaroi Kohler në Berlin duke shpjeguar se e kishte marrë këtë vendim pasi kohët e fundit kishte shprehur në një intervistë nevojën e disa angazhimeve ushtarake gjermane jashtë vendit për të mbrojtur gjithashtu interesat ekonomike.
Ai kishte konfirmuar menjëherë se ishte keqkuptuar duke theksuar se këto propozime nuk kishin lidhje me angazhimin e madh gjerman në Afganistan./
/ec/ a.jor.