Auckland, Zelandë e Re, 31 Maj 2010 NOA/Sabit Abdyli - Me rastin e vdekjes së Fadil Katselit, në qytetin e Auckland-it u mbajt mbledhja komemorative në cilën u bënë homazhe në nderim të të ndjerit Fadil Kastelit.
Kasteli i lindur në Tiranë (1926) i takon grupit të refugjatëve të parë shqiptarë të ardhur në vitin 1951 në Zelandë të Re. Në ceremoninë mortore morën pjesë familjarë, miq dhe bashkëkombës të Fadilit. Mes tyre po përmend; Bajram Muratin që kishte ardhur nga Australia, Lul Pogonin, Shpresa Van Assema etj.
Për jetën e të ndjerit përveç të tjerëve foli edhe bashkëpatrioti i tij tiranas, Petrit Alliu, i cili kishte përjetuar të njëjtën histori rrëqethëse të arratisjes nga Shqipëria dhe rrugën e ardhjes me vapor në Zelandë të Re, në vitin 1951.
“I ndjeri, tha Petriti, ishte atdhetar i flakët, punëtor, bashkëshort e prind i mrekullueshëm. Fadili ishte edhe sportist e muzikant i shkëlqyeshëm. Sa herë mblidheshim ne shqiptarët, ai na kënaqte, argëtonte me harmonikën e tij, duke ekzekutuar aq bukur vallet dhe këngët tona shqipe... “ Fadili la pas vetës gruan dhe dy djem..
s.a/r.n/NOA