English

Vodhën 200 m tub në ish-metalurgjikun e Rubikut, arrestohen

Rubik, 31 Maj, NOA – Prenë dhe vodhën një sasi prej 200 metra tub metaliku në vendin e quajtur “Ish-metalurgjia” të qytetit të Rubikut, por janë arrestuar në flagrancë prej forcave të policisë.

Lajmi konfirmohet nga burimet policore të qarkut të Lezhës për agjencinë e Lajmeve NOA, sipas të cilave, kjo sasi metali figuron në pronësi të A.Çupit, ndërsa dy të ndaluarit janë 51-vjeçari Mark Doda dhe Indrid Doda, 22 vjeç; që të dy banues në Rubik.

Bëhet me dije se në cilësinë e provës materiale është sekuestruar një automjet kamionçinë e markës Ford me targa LA 4187 A në pronësi të Mark Dodës si edhe katër tuba të gjetura gjatë kontrollit në lavazhin e tij.

Materialet proceduriale do t’i referohen prokurorisë për veprën penale të “Vjedhjes në bashkëpunim”, parashikuar nga nenet 134/2 të Kodit Penal.

n.e/NOA

KOMENTE