Korçë, 31 Maj, NOA – Një vajzë 14-vjeçare është zhdukur, duke mos lënë asnjë gjurmë dhe duke vënë në alarm gjithë familjarët e të afërmit e saj, por njëkohësisht edhe forcat e policisë së Korçës, të cilat tashmë janë vënë në kërkim të saj.
Ngjarja konfirmohet prej tyre për agjencinë e Lajmeve NOA, duke bërë me dijeni se vajza e zhdukur është 14-vjeçarja me emrin Shuberta Xhambazi, lindur dhe banuese në qytetin e Korçës.
Ndërkaq, mësohet se zhdukja e saj është denoncuar në polici nga i ati, i cili u ka konfirmuar policëve se e bija i është larguar në drejtim të paditur nga banesa.
Menjëherë paskëtaj, ata kanë realizuar shpalljen në kerkim për “Largim nga banesa”, të vajzës së mitur, ndërsa materialet iu kaluan prokurorisë së Korçës për hetime të mëtejshme.
n.e/NOA