English

37 500 maturantë përfundojnë provimin e parë të Maturës Shtetërore, Letërsinë

Tiranë, 1 Qershor, NOA – Rreth 37 500 maturantë në të gjithë vendin kanë përfunduar provimin e parë të detyruar të Maturës Shtetërore, atë të Letërsisë.

Provimi i Letërsisë nisi në orën 10.00 dhe përfundoi në orën 12.30.

Maturantët i janë përgjigjur një testi me plot 25 pyetje nga të katër vitet të përzgjedhura nga një komision i posaçëm.

Tashmë të gjitha testet po mblidhen për tu korrigjuar në qendrat e korrigjimit të vendosura në Tiranë, Elbasan, Fier dhe Shkodër.

Provimi i maturës ka përfunduar në të gjithë vendin dhe deri më tani nuk është konstatuar asnjë ankesë, ndërsa provimi ka vijuar sipas rregullave, gjatë mëse dy orësh provimi nuk është lejuar asnjë lëvizje e nxënësve.

Pas korrigjimit të testeve ato do t’i kalojnë Agjencisë së Vlerësimit dhe Arritjeve, nga do të nisë dhe shpërndarja e publikimi i notave në të gjitha shkollat e mesme të vendit.

mit/NOA
KOMENTE