English

Apokalips në Guatemalë, hapet humnerë në kryeqytet (Foto & VideoHD)

Rritet numri i të vdekurve në Guatemala City

Guatemalë, 2 Qershor 2010 NOA Update - Ka shkuar në mbi 150 numri i të vdekurve nga stuhia tropikale "Agatha," që prej katër ditësh ka përfshirë Amerikën Qendrore. Gjendja paraqitet më dramatike në Guatemalë, ku autoritetet kanë konfirmuar 123 viktima, ndërsa 14 vetë kanë humbur jetën në Honduras dhe nëntë në El Salvador. Në të tre vendet autoritetet kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme, forcat e shpëtimit vazhdojnë të punojmë pa pushim për të sjellë ndihma në fshatrat më të prekur nga shirat dhe përmbytjet.

Guatemala City, që është dhe zona më e prekur dhjetëra mijëra njerëz janë vendosur në banesa të improvizuar, ndërsa në kryeqytet është hapur një humnerë në shesh dhe ka gëlltitur brenda dy ndërtesa.

{youtube}y5lBZQ3u5U4{/youtube}

Aeroporti kryesor në Guatemala vazhdon të jetë i mbyllur ende për shkak të shpërthimit të vullkanit Pacaya javën e kaluar, duke shkaktuar një ngadalësim të ndihmave ndërkombëtare. Sipas Presidentit Alvaro Colom, shkatërrimi që është duke u shkaktuar nga shirat e shumtë mund të jetë më i rëndë se ai i shkaktuar nga uragani Mitch në 1998 dhe Stan në 2005, ku pati përkatësisht 268 dhe 1.967 viktima në Guatemalë.

a.k/NOA

KOMENTE