English

Axhenda Ndërkombëtare 1 Qershor 2010

-------------------------------------------------------------------- NGJARJE KRYESORE ------------------------------- NJU JORK (OKB)/ASHDOD (Izral)/JERUSALEM/GAZA/RAMALLAH/ANKARA/KAJRO/BRUKSEL - Këshilli i Sigurimit të OKB-së kërkoi sot një hetim për sulmin izraelit të ndërmarrë dje kundër një flotiljeje të ngarkuar me ndihma për Gazën, si dhe lirimin e menjëhershëm të anijeve dhe civilëve të burgosur. - Izraeli paralajmëroi se do të pengojë çdo anije tjetër humanitare ndërkombëtare të hyjë në ujërat e Gazës. 480 pasagjerë të cilët ndodheshin në bordin e flotiljes mbahen në burg sot në Izrael, ndërsa 48 të tjerë janë drejt dërgimit në atdhe. - Disa manifestime dhe greva pritet të zhvillohen në territoret palestineze dhe në Izrael. - Në Kajro, Lidhja Arabe mban një mbledhje të jashtëzakonshme për të vendosur lidhur me masat që do të merren. - Në Bruksel, Këshilli i Atlantikut Verior, ku marrin pjesë ambasadorët e 28 vendeve të NATO-s, u mblodh dje pasdite me kërkesën e Turqisë, disa shtetas të së cilës janë ndër të vrarët dhe që tërhoqi ambasadorin e saj në Izrael. TË TJERA --------------- KABUL - Al-Kaida njoftoi sot vdekjen e shefit të saj Mustafa Abu al-Jazid në Afghanistan, sipas SITE, qendra amerikane që siguron monitorimin e faqeve islamike në internet. NJU ORLINS (SHBA) - Ndjekje e përpjekjes tjetër për ndalimin e rrjedhjes së naftës në Gjirin e Meksikës, ndërkohë që autoritetet dhe kompania BP kanë njoftuar se nafta mund të vazhdojë të derdhet deri në muajin gusht. NJU JORK - Faisal Shahzad, amerikani me origjinë pakistaneze i dyshuar për përgatitjen e atentatit të dështuar të Times Square në Nju Jork më 1 maj, pritet të paraqitet përpara një gjykate federale. GUATEMALA - Ekipet e ndihmës organizohen për t'u ardhur në ndihmë mijëra të prekurve pas kalimit të stuhisë tropikale Agatha, e para e stinës së cikloneve, që shkaktoi rreth 150 të vdekur në Amerikën Qendrore, kryesisht në Guatemalë, por edhe në Salvador dhe në Honduras. ROSTOV-MBI-DON (Rusi) - Përfundon samiti BE-Rusi, kushtuar kryesisht heqjes me kohë të vizave. Konferencë e përbashkët shtypi e presidentëve rus Dmitri Medvedev, të BE-së Herman Van Rompuy, të Komisionit Evropian Hose Manuel Barroso, dhe e shefes së diplomacisë evropiane Catherine Ashton. UASHINGTON - Presidenti i Shteteve të Bashkuara takohet me homologun peruan Alan Garcia. PARIS - Votohet nga Asambleja kombëtare një dokument që përfshin kontributin francez në planin mbështetës të vendeve të zonës euro prej rreth 750 miliardë euro i miratuar nga vendet e BE-së më 9 maj. /I.Pu.
KOMENTE