English

Ban Ki-Moon: Abbas I Gatshëm Të Vazhdojë Bisedimet Me Qeverinë Izraelite

KAMPALA, 1 qershor /ATSH-AFP/ - Presidenti i Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas deklaroi sot se është i gatshëm të vazhdojë negociatat e afrimit me qeverinë izraelite, deklaroi sot për AFP-në sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon. Në vizitë në Uganda, Ban deklaroi se kishte zhvilluar sot një bisedë telefonike me zyrtarin palestinez, nga e cila kishte kuptuar se Abbas ishte i gatshëm të vazhdonte negociatat e nisura nga 9 maji, nën mbikëqyrjen dhe drejtimin e SHBA-së. "Kuptova se presidenti më bëri të ditur që është i gatshëm të vazhdojë negociatat edhe pse ndodhi incidenti tragjik", deklaroi sekretari i përgjithshëm i OKB, ku i referohej sulmit të djeshëm të komandove izraelite kundër një seri anijesh që transportonin ndihma humanitare dhe po përpiqeshin të shkelnin bllokadën e Gazës, ku mbetën të vdekur të paktën nëntë persona./ /i.p/ a.jor.
KOMENTE