Be: Gati Për Intensifikim Të Përpjekjeve Për Heqjen E Bllokadës Në Rripin E Gazës
BRUKSEL, 1 qershor /ATSH-AFP/ - Shefja e diplomacisë së BE-së, Catherine Ashton u deklarua u gatshme sot për intensifikimin e përpjekjeve të Evropës për heqjen e bllokadës në Rripin e Gazës, në kuadër të sulmit izraelit kundër një flotiljeje ndërkombëtare pro-palestineze, që transportonte ndihma humanitare drejt enklavës bregdetare.
''Ashton e bëri këtë deklaratë gjatë një bisede telefonike me kryeministrin palestinez, Salam Fayyad'', njoftoi sot një zëdhënës i Komisionit Evropian, John Clancy, gjatë një konference për shtyp.
"Bllokada në gaza duhet te hiqet", ka deklaruar ajo, sipas zëdhënësit.
"Ajo është e gatshme për intensifikimin e përpjekjeve në këtë fushë dhe të diskutimeve me shtetet anëtare të BE-së mbi mënyrat për progres lidhur me çështjen", shtoi ai, pa dhënë hollësi të tjera.
Ashton gjithashtu ka theksuar "rëndësinë e rolit të Autoritetit Palestinez në normalizimin e situatës në Rripin e Gazës, rajon bregdetar që ndodhet nën kontrollin e Hamasit'', u shpreh zëdhënësi.
Në këtë kontekst, "ajo do të mbështeste dhe përshëndeste një vizitë të presidentit të Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas në Rripin e Gazës", theksoi ai./
/i.p/