Be-Ja Siguron Ballkanin Për Perspektivën E Tyre Evropiane
E
BRUKSEL, 1 qershor /ATSH-AFP/ - Zyrtarët e Bashkimit Evropian konfirmuan sot prirjen e vendeve të ish-Jugosllavisë për t'u anëtarësuar në bllok në përpjekje për t'i qgarantuar ato në prag të një mbledhjeje BE-Ballkan në Sarajevë.
"Integrimi i Ballkanit Perëndimor në familjen e kombeve evropiane mbetet një nga sfidat e fundit për të ndërtuar një Evropë të bashkuar dhe demokratike", deklaroi shefja e diplomacisë së BE-së Catherine Ashton në një komunikatë.
"Në Sarajevë, BE-ja do të konfirmjë vendin e Ballkanit në Evropë dhe perspektivën evropiane të rajonit", shtoi ajo.
Komisioneri evropian për Zgjerimin Stefan Fule konfirmoi gjithashtu "vazhdimin e procesit të zgjerimit të BE-së".
"Përshëndes angazhimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në përshpejtimin e ritmit të reformave në fushat kryesore dhe në forcimin e bashkëpunimit rajonal", shtoi ai duke premtuar mbështetjen e Brukselit.
Vendet e Ballkanit Perëndimor dyshojnë për një dekurajim në rritje të evropianëve ndaj zgjerimit pas valës së zgjerimit të BE-së në Evropën Lindore në 2004-n dhe 2007-n, që u konsiderua nga disa vende si shumë e nxituar.
Kriza ekonomike dhe vështirësitë e euros ndihmojnë gjithashtu në forcimin e kampit të skeptikëve të zgjerimit të cilët shprehen se vendet e Ballkanit, ndër më të varfërit që kanë trokitur ndonjëherë në portën e BE-së, përbëjnë një kërcënim të mundshëm për stabilitetin financiar të BE-së.
Kroacia, tashmë shumë e angazhuar në rrugën e Evropës, shpreson të anëtarësohet brenda vitit 2012.
/I.Pu.