English

Berisha Takon Nje Grup Nxenesish Ne Keshillin E Ministrave Ne Festen E 1 Qershorit

TIRANE, 1 Qershor/ATSH/. - Kryeministri Berisha priti sot në Këshillin e Ministrave një përfaqësi me nxënës nga klasa 9-të e Institutit "Wilson", të cilët kishin shprehur dëshirën dhe kënaqësinë që ta takonin në ditës e festës së tyre, 1 Qershorin, Ditën e Fëmijëve. Sipas Zyres se Shtypit te Qeverise, Kryeministri Berisha duke i uruar mirëseardhjen djemve dhe vajzave, i uroi që t'a kalonin sa më gëzuar festën bashkë me shokët, prindërit, miqtë dhe të afërmit dhe u ndal duke biseduar mbi ëndrrat, dëshirat dhe pasionet e tyre. Gjatë këtij takimi të ngrohtë dhe të përzemërt, kryeministri Berisha diskutoi me vajzat dhe djemtë për pasionin e tyre për letërsinë, rëndësinë që ka për brezin e ri të mëkuarit me leximin dhe thithjen e sa më shumë dijeve përmes literaturës së huaj dhe asaj shqiptare. Me rastin e këtij takimi, kryeministri Berisha u bëri një surprizë të këndshme të ftuarve të vegjël, duke u dhuruar disa libra të literaturës të huaj dhe shkrimtarëve shqiptarë më të njohur. Vajzat dhe djemtë e falënderuan kryeministrin Berisha për këtë pritje dhe surprizë kaq të këndshme, duke u shprehur se për ta, takimi do të mbetet një nga kujtimet më të bukura. /a.ke/
KOMENTE