English

Çifti prodhon pije të falsifikuara, duke rrezikuar jetën e konsumatorëve

Tiranë, 1 Qershor 2010 NOA – Të prodhosh në kushte larg standardeve më minimale pije të cilat për rrjedhojë çojnë në rrezikim tyë jetës së konsumatorëve, ishte marrë lehtë nga një çift në Tiranë, që për të fituar një grusht para e kishin kthyer një lokal modest në “fabrikë” pijesh.

Sipas policisë së Tiranës, specialistët e seksionit Kundër Krimit Ekonomik Financiar, finalizuan një operacion, duke kapur në flagrancë dy persona, për prodhim të produkteve ushqimore në mënyrë të kundraligjshme. Fiqiri Enesi, 62 vjeç dhe L.Enesi, 55 vjec, që të dy lindur e banuese në Tiranë, u kapën në ambientet e një lokali të ndodhur në rrugën “Frosina Plaku” në Tiranë, i cili ishte përshtatur për prodhim dhe tregtim të produkteve ushqimore të pa licensuar për prodhim dhe të pa miratuar nga organet tatimore.

Gjatë këtij operacioni u sekuestrua punishtja dhe në cilësinë e provës materiale një sasi prej 5000 shishesh plastike 1.5 l, një makineri për prodhim (boze) si dhe 600 litra boze e pa ambalazhuar.

Strukturat e Krimit Ekonomik në Policinë e Tiranës, u shprehën sot se ata janë të vendosur për të vazhduar më tej këtë operacion, deri në eliminimin plotësisht të këtyre veprimtarive të kundraligjshme, e cila rrezikon në shëndetin dhe jetën e konsumatorëve, vendosjen përpara përgjegjësisë ligjore, të personave që ushtrojnë këtë veprimtari.

Zyrtarisht, policia tha se materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për hetime të mëtejshme ndaj tyre, për konsumim të veprës penale të “Prodhimit të kundraligjshëm i artikujve industrial dhe ushqimorë”, parashikuar nga neni 288/a/ 2 të Kodit Penal.

r.n/NOA

KOMENTE