English

Durres: Arrestohet I Kerkuari, Ishte Denuar Me 15 Vjet Burg Per Trafikim

DURRES, 1 qershor /ATSH-Gëzim Kabashi/. - Një 41-vjeçar me banim në Durrës është arrestuar sot, pasi ishte dënuar me 15 vjet heqje lirie për veprën penale të trafikimit të femrave me qëllim prostitucioni. Burime zyrtare nga drejtoria e policisë së qarkut, bënë të ditur për ATSH-në se Agim Kabashi ishte shpallur në kërkim 7 vjet më parë, kur së bashku me me shtetasin Kreshnik Mazreku po trafikonin për qëllime prostitucioni dhe përfitimi 19-vjeçaren F. K. në drejtim të Greqisë me destinacion përfundimtar Anglinë. Sipas burimeve, 41-v jeçari Kabashi, lindur në Kukës dhe banues në lagjen 14 të qytetit bregdetar, është dënuar nga Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda me 15 vjet heqje lirie, por kishte mundur t'i shmangej kryerjes së dënimit. Arrestimi i tij u bë i mundur sot në një nga rrugët pranë Kopshtit botanik të Tiranës, përfunduan burimet e policisë. /a.ke/
KOMENTE