English

Ekon - Papakonstantinu: Greqia Do Të Shpëtojë Nga Falimentimi

ATHINË, 1 qershor /ATSH-MIA/ - Ministri grek i Financave, Jorgos Papakonstantinu në një intervistë për televizionin shtetëror përjashtoi mundësinë e falimentimit të vendit duke mohuar në mënyrë kategorike skenarët për daljen e Greqisë nga zona euro dhe rikthimin e dhrahmisë. Papakonstantinu theksoi se Greqia ishte afër ndalimit të pagesave, por, për fat të mirë, ishte aktivizuar në kohë mekanizmi evropian për përkrahjen, kështu që para vendit aktualisht nuk qëndron çështja për falimentim. Papakonstantinu konsideron se masat, për të cilat kanë rënë dakord me BE-në dhe FMN-në, janë të mjaftueshme dhe se nuk nevojiten masa shtesë për tejkalimin e krizës. Për shkak të pranimit të këtyre masave Greqia mori kredi me vlerë 110 miliardë euro. "Qëllimi ynë nuk është vetëm të sigurojmë të ardhurat, por edhe të ballafaqohemi me shpenzimet", tha Papakonstantinu./ a.jor.
KOMENTE