English

Ekuator - Sekuestrohen Tre Tonë Kokainë Dhe Një Nëndetëse Artizanale

KUITO, 1 qershor /ATSH-AFP/ - Policia ekuatoriane sekuestroi tre tonë kokainë, 12 kilogramë heroinë dhe një nëndetëse artizanale që mund të transportonte deri katër tonë drogë, njoftoi ajo. Droga ishte fshehur nën tokë në një pronë private në Pedernales, në provincën Manabi, në jugperëndim të Ekuatorit, njoftoi policia duke përmendur edhe arrestimin e 11 personave, pa dhënë datën e operacionit. Një nëndetëse artizanale 15 metra e gjatë dhe tre e gjerë që mund të transportojë deri në katër tonë drogë u sekuestrua gjithashtu në El Guabo, në provincën El Oro, në jugperëndim. Nëndetësja shërbente për të transportuar ngarkesa deri në brigjet e Meksikës dhe të Shteteve të Bashkuara, shpjegoi një zyrtar i policisë i cili preferoi të mbetej anonim. Në vitin 2009, Ekuatori realizoi një sekuestrim rekord kokaine, 64 tonë, që, sipas specialistëve, tregon se ky vend është bërë një zonë e tranzitit të drogës së prodhuar veçanërisht në Kolumbi. /I.Pu.
KOMENTE