Moskë, 1 Qershor, NOA – “Tokën po e shohim, është diçka që shihet, ndoshta nuk do të ketë tragjedi”.
Këto mësohet të jenë fjalët e fundit që presidenti polak, Lech Kaczynski, i ka thënë pilotit që drejtonte avionin me 95 pasagjerë ditën e 10 prillit, ndërsa po zbrisnin drejt Smolenskit të Rusisë.
"Tërhiqe, tërhiqe lart", mësohet se ka vijuar më tej dialogu mes tyre, duke iu referuar avionit dhe duke bërë thirrje që piloti mos ta linte të binte përdhe.
Pastaj një mallkim dhe heshtje...
Polonia ka publikuar kështu proces-verbalet e bisedave të regjistruara nga kabinën e aeroplanit, të kutisë së zezë, të presidentit të ndjerë Lech Kaczynski, i cili vdiq me gruan e tij dhe 94 udhëtarë në fatkeqësinë e 10 prillit.
Komunikimi ndodhi 40 minuta para se fatkeqësia do të ndodhte duke u pasuar me fjalët "Tërhiqe, tërhiqe lart".
Regjistrimet janë publikuar në faqen e internetit të Ministrisë së Brendshme Polake.
n.e/NOA