English

Flotilja - Nato: Izraeli Të Lirojë Menjëherë Të Arrestuarit Dhe Anijet

BRUKSEL, 1 qershor /ATSH-AFP/ - Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, përmes një deklarate, i kërkoi sot Izraelit të lirojë "menjëherë" civilët dhe anijet që ende mbahen me forcë, pas sulmit ushtarak kundër një flotiljeje ndërkombëtare të nisur drejt Gazës. "I bashkohem edhe personalisht thirrjeve të OKB-së dhe Bashkimit Evropian në favor të një hetimi të shpejtë, të paanshëm, të besueshëm dhe transparent mbi incidentin, që u mori jetën të paktën nëntë personave'', deklaroi Rasmussen, pas një takimi të posaçëm të ambasadorëve të Aleancës së Atalntikut të Veriut, në Bruksel, me kërkesë së Turqisë. "Pikë së pari, kërkoj lirimin e menjëhershëm të civilëve dhe mundësimin e largimit të anijeve që mbahen me forcë në Izrael", theksoi ai./ /i.p/ a.jor.
KOMENTE