English

Flotilja - Papulias: Sulmi I Komandove Izraelite I Paligjshëm

ATHINË, 1 qershor /ATSH-ANSA/ - Presidenti grek, Karolios Papulias e cilësoi sot ''të paligjshëm dhe jashtë së drejtës ndëkombëtare'' sulmin izraelit kundër flotiljes ndërkombëtare, që transportonte ndihma humanitare drejt Gazës. Në një deklaratë për shtyp që përbën edhe përshkallëzim të kritikave greke, Papulias u shpreh se veprimi i trupave komando të Tsahalit ''përbën destabilizim të procesit të paqes dhe krijon atmosferë të ndezur për tensione tepër të larta në rajon''. Sot qeveria greke i paraqiti asaj izraelite një protestë zyrtare kundër ''arrestimi të paligjshëm'' të 10 shtetasve grekë dhe kërkoi ''lirim të menjëhershëm të tyre''./ /i.p/ a.jor.
KOMENTE