English

Gjendet në Bilisht 14-vjeçarja e zhdukur

Bilisht, 1 Qershor, NOA – Ka përfunduar odiseja e zhdukjes së një vajze 14-vjeçare nga Korça, pasi është kapur në qytetin e Bilishtit nga forcat e policisë dhe më pas u është dorëzuar familjarëve të saj.

Bëhet fjalë për vajzën me emrin Shuberta Xhambazi, lindur dhe banuese në qytetin e Korçës, e cila dy ditë më parë me zhdukjen pa asnjë gjurmë të saj, vuri në alarm gjithë familjarët e të afërmit, por njëkohësisht edhe forcat e policisë së Korçës, të cilat u vunë në kërkim të saj.

Nuk bëhen të ditura detaje të tjera nga gjetja e vajzës së zhdukur, se cilat kanë qenë motivet e saj të vërteta për largimin fshehurazi nga shtëpia, por gjithsesi, forcat e policisë bëjnë me dije se ajo është gjendur në gjendje të mirë dhe tani është pranë familjes.

Mësohet se zhdukja e saj është denoncuar në polici nga i ati, i cili u ka konfirmuar policëve se e bija i është larguar në drejtim të paditur nga banesa.

Menjëherë paskëtaj, ata kanë realizuar shpalljen në kërkim për “Largim nga banesa”, të vajzës së mitur, ndërsa materialet iu kaluan prokurorisë së Korçës për hetime të mëtejshme.

n.e/NOA

KOMENTE