English

Gruaja padit burrin se e rrihte, merret në mbrojtje nga policia

Durrës, 1 Qershor, NOA – Një grua duket se nuk ka duruar dot më dhunën e të shoqit dhe prandaj ka zgjedhur rrugën e drejtimit në komisariat si të vetmen për t’u mbrojtur ndaj saj.

Fjala është për 33-vjeçaren me inicialet F.R, banuese në qytetin e Durrësit, e cila pretendon se ndaj saj ka ushtruar dhunë në mënyrë sistematike duke e rrahur, keqtrajtuar dhe fyer prej kohësh bashkëshorti i saj.

Ky i fundit mësohet se mban inicialet A.R, është 40 vjeç dhe me arsim 8 klasë.

Nga ana e tyre, forcat policore kanë lëshuar urdhrin e Mbrojtjes për gruan e lartpërmendur, ndërsa materialet përkatëse iu kaluan për ndjekje gjykatës së Durrësit.

a.y/NOA

KOMENTE