Guatemalë, 1 Qershor 2010 NOA - Shirat e sjella nga Stuhia Tropikale “Agatha” kanë “gjunjëzuar” Guatemalën. Si pasojë e tyre një humnerë tepër e dallueshme është hapur në qendër të Guatemala City, i cili është dhe ndër qytetet më të goditura nga këto fatkeqësi natyrore
K qenë një ndërtesë me tre kate, e cila është zhdukur tërësisht nga kolapsi i autostradës. Si pasojë e kësaj stuhie një burrë është ndarë nga jeta në aksident.
Për sa i përket humnerës së krijuar shkaqet ende janë të pashpjegueshme dhe të pabesueshme ku vetë gjeologët kanë analizuar tokën për të kuptuar se çfarë ka ndodhur në të vërtetë.
{youtube}XOWhVqt137c{/youtube}
Një tragjedi tjetër, kjo që ka ndodhur në Guatemala City, pasi kujtojmë se nuk është hera e parë pasi në të njëjtën zonë tre vjet më parë ishte hapur një tjetër humnerë po aq mbresëlënëse.
Në këtë incident tre persona u ndanë nga jeta ku shkak i saj ishte dhe në sistemin e qarkullimit.
r.b/NOA