Krujë, 1 Qershor, NOA – Ndarja e motrës nga burri, duket se nuk ka qenë një fakt aspak i mirë për vëllain e saj, i cili përveçse mund ta ketë përjetuar keq atë, ka arritur deri sa të kanosë dhe kërcënojë me vdekje kunatin.
Bëhet fjalë për shtetasin E.N, 28 vjeç, banor i fshatit Thumanë në Krujë, i cili më 30 Maj, rreth orës 18.30 të mbrëmjes ka kërcënuar ish-kunatin e tij, 19 vjeçarin R.Gj., edhe ky banor i të njëjtit fshat.
Ndaj shtetasit të ndaluar E.N., i divorcuar dhe i padënuar më parë, policia nisur ditën e djeshme procedimin penal në gjendje të lirë.
Gjatë hetimit të ndjekur në vendngjarje shtetasi R.Gj., deklaroi se është kërcënuar në vazhdimësi më parë me vrasje nga shtetasi E.N., vëllai i ish bashkëshortes së tij, të ndarë me vendim Gjykatës së Krujës.
Procedurat për veprën penale të kanosjes po i ndjek tashmë Prokuroria e qytetit.
n.e./NOA