Italia Nis Tërheqjen E Trupave Nga Afganistani Në 2013-N
ROMË, 1 qershor /ATSH-ANSA/ - Kontingjenti ushtarak i Italisë në Afganistan do të arrijë rreth 4 000 trupa deri në fund të vitit për të nisur reduktimin e tij në vitin 2013, deklaroi sot ministri italian i Mbrojtjes, Ignazio La Russa.
''Italia do të jetë e gatshme të nisë tërheqjen e trupave të saj në vitin 2013'', deklaroi La Russa.
"Kjo sepse kemi arsye për të qenë të bindur, se deri atëherë, qeveria afgane dhe forcat vendase të sigurisë do të jenë të afta të mbajnë vetë këto përgjegjësi", theksoi ai.
Pasi njoftimit se shkurtimet e buxhetit nuk do të prekin sektorin e sigurisë dhe forcat e armatosura italiane, ministri deklaroi se "që nga viti 2011 do të shohim rezultate konkrete të arritjeve në terren dhe rrjedhimisht do të jemi në gjendje të ristrukturojmë kontingjetin e forcave".
"Nëse do të jemi realistë, nuk besojmë se qeveria afgane do të jetë e aftë të ndërmarrë përsirpë përgjegjësitë operative ushtarake dhe policore edhe përgjatë dy viteve të ardhshme", deklaroi La Russa.
"Kjo është arsyeja për të cilën duhet të jemi në gjendje të forcojmë praninë tonë ushtarake në bazë kohore, siç po bëjmë aktualisht, por gjithashtu duhet të jemi të gatshëm të kemi kontingjent të majftueshëm trupash në terren, për aq kohë sa të jetë e nevojshme, përgjatë fazës së kalimit të tranzicionit", theksoi ministri./
/i.p/ a.jor.